LSDM gjithnjë e më shumë po e fut në borxhe shtetin. Borxhi neto i qeverisë së kryesuar nga LSDM vetëm për vitin 2018 paraqet 540 milionë euro, për të cilat qytetarët nuk dinë se ku përfunduan, thuhet në kumtesën e sotme nga VMRO-DPMNE.
“Shpenzimet për jetë në shkurt të këtij viti janë për 1,9% më të larta se shpenzimet në shkurt të vitit të kaluar. Jeta në Republikën e Maqedonisë po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë ndërkaq nuk ka rritje të rrogave, pensioneve dhe ndihmës sociale, me çka ulet fuqia blerëse e qytetarëve dhe rritet varfëria në shtet”, thuhet në kumtesë.
Më tej shtohet se “politika katastrofale e qeverisë së Zaevit dhe LSDM-së e çon shtetin në humnerë. Investime kapitale nuk ka, ndërkaq LSDM sillet në mënyrë joekonomike me paratë e popullit, Qytetarët u bënë viktima të politikave të gabuara të këtij pushteti të paaftë ekonomik”.
Në kumtesë VMRO-DPMNE thekson se derisa shteti po fundoset në planin ekonomik dhe kushtet për jetë po bëhen më të këqija, pushteti e defokuson opinionin me gjahun politik të patriotëve dhe jomendimtarëve të politikave të Zaevit dhe LSDM-së.
Nga VMRO-DPMNE akuzojnë se edhe prokuroria dhe gjyqësia janë nën presion të madh dhe nuk punojnë në bazë të argumenteve por sipas diktatit të pushtetit.
“Institucionet duhet të lirohen nga presioni i pushtetit dhe të qëndrojnë në mbrojtje të ligjeve dhe demokracisë në Republikën e Maqedonisë. Shteti juridik duhet të kthehet, ndërsa patriotët dhe të gjithë ata të cilët e duan shtetin të lirohen nga akuzat e pabaza dhe të montuara”, thuhet në fund të kumtesës së VMRO-DPMNE-së./Gazeta Express/
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...