VMRO-DPMNE në kumtesën e sotme e përsërit qëndrimin që në tetor së bashku me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“LSDM duhet të ballafaqohet me qytetarët dhe të shoh çka mendon popullit për politikën e tyre destruktive. Nëse ekziston të paktën vetëm pak guxim, ndershmëri dhe përgjegjësi ndaj popullit vet, LSD do të pajtohet në tetor së bashku me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në shpenzimin e njëjtë. Krimineli Zaev kështu do të dëgjojë nga dora e parë çka mendon populli për politikën e tij antishtetërore”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Më herët ose më vonë, sipas tyre, Zaev do të ballafaqohet me gjykatën e popullit dhe paralajmëroi se LSDM të mos mendoj të ik nga zgjedhjet lokale siç paraprakisht iku nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar.
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve