Në vend që të merret me krimin e organizuar, Prokuroria Speciale Publike e “mbron kriminelin Zoran Zaev dhe ajo që është edhe më e ulët dhe fyese, ajo edhe po i realizon urdhërat e tij”, thuhet në deklaratën e sotme të VMRO-DPMNE-së.
Katica Janeva dha prova se “Revolucioni i Larmë” ishte nën regji të Soros/LSDM vetëm e vetëm që t’i shpëtojë nga prokuroria Zaevin, Verushevskin dhe anëtarët tjerë të bandës kriminale, thuhet mes të tjerave në këtë deklaratë për media të VMRO-DPMNE-së.
Nga kjo parti theksohet se Janeva po bën “spektakël mediatik” për rastet e pambuluara, vetëm për t’i kënaqur nevojat nga “fabrika e aferave të LSDM-së”.
Janeva dhe PSP nuk kanë turp. Për ta urdhëra supreme janë ato që ua jep Zaevi dhe bashkëpunëtorët e tij. Fushatën që ata po bëjnë kundër VMRO-DPMNE-së, është një episod absurd i skajshëm.Me përpjekjet e fundit, si ato të kohës së komunizmit,kjo prokurori po kërcënon, santazhon dhe po kryen presion masiv kundër anëtarëve të VMRO-DPMNE-së. Janeva dhe PSP-ja me këtë veprim po ja nxjerr fundin. Kjo prokurori e ka humbur plotësisht kredibilitetin dhe integritetin e saj për të cilën ishte krijuar, thuhet në deklaratën për media të kësaj partie./Express/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...