VMRO-ja vlerëson se prokurorja në dorëheqje Katica Janeva është vetëm një pjesë e “oktapodit kriminal”, pa të cilën “Boki 13″ nuk ka mundur të zhvatë miliona euro dhe të kërcënojë biznesmenë, politikanë dhe qytetarët.
Sipas partisë opozitare, Janeva duhet të përgjigjet nëse ajo ishte në kontakt me Zoran Zaevin, me Kikin dhe Frikin famëkeq, dhe për çka kanë biseduar në telefonin “e humbur”.
“Ajo duhet të tregoj se a është vendimi i saj personal për shfuqizimin e paraburgimit të biznesmenit Jordan Kamçev. I gjithë opinioni i Maqedonisë është i vetëdijshëm se ‘Boki 13’ nuk është banditi më i madh në Republikën e Maqedonisë. Dihet se kush është në krye të mafias në vend, i cili po mbulon kapele dhe për të cilin paguhet haraç”, thekson VMRO-ja./shenja
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...