VMRO-DPMNE-ja të hënën do të dorëzojë propozim-ligjin për amnisti në Kuvend.
Opozita do të kërkojë që me procedurë të shpejtë, të akuzuarit për 27 prillin e përgjakshëm të amnistohen nga vepra “cenim terrorist i rendit kushtetues”.
“Të hënën do të propozojmë ligj për të dënuarit dhe të akuzuarit për 27 prillin. Ligji do të jetë me procedurë të shkurtuar dhe do t’i përfshirë të gjithë. Mendoj se nga e hëna edhe mediat do ta shohin atë propozim i cili është hartuar nga ekspert të fushës të cilët kanë punuar në mënyrë profesionale”- pohoi Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së .
https://www.youtube.com/watch?v=wJZV62uzBhE
Siç mëson Alsat, propozimi do të përmbaj pak nene dhe do të thirret në ndërprerjen e ndjekjes penale dhe mbylljen e lëndës. Opozita shfrytëzon këtë opsion në pamundësi për të kërkuar falje nga kryetari Ivanov i cili nuk ka kompetenca kushtetuese për të falur vepra penale kundër shtetit sic është terrorizmi, aq më tepër derisa rasti është në procedurë gjyqësorë.
Partia e Hristijan Mickoskit është kundër Komisionit për pajtim kombëtar në Kuvend të cilin e propozoi kryeministri Zoran Zaev. Sipas tyre, pajtimi nuk mund të ndodhë derisa opozita ballafaqohet me procese të montuara gjyqësore. Nga ana tjetër, 8 deputetët e përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni i mbeten besnik kërkesës së tyre për Komision parlamentar për pajtim kombëtar. Emilija Aleksandrova gjatë ditës ka kumtuar se janë duke diskutuar me kolegët të cilët mbështetën nismën e ndryshimeve kushtetuese dhe se nuk përjashtohet mundësia që të gjithë se bashkë të formojnë grup parlamentar si VMRO-DPMNE dhe një shtesë mbrapa. Ndërkohë edhe VMRO-DPMNE-ja është duke shqyrtuar mundësinë që të kthehet në një grup parlamentar me qëllim funksionimin më efikas në ligjvënës./alsat m
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ...
Hoxha: Policia vazhdon të mbetet ndër institucionet më të be...
Dyshime të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, Prokuroria Them...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurve për rastin e përpunim...
IKSHPK: Shtohen rastet e gripit, vaksinohuni
Rritet presioni mbi trajnerin e Milanit, Fonseca ka tri ndes...