Google ADS

VMRO-ja kërkon nga Xhaferi të vë në votim ndryshimet kushtetuese

15:29 | 19 Tetor 2018
Arbresh.info

“E shohim që qeveria po e zvarrit votimin. Nëntëmbëdhjetë ditë po zvarritet për t’u vënë pika në rendin e ditës, dhe për t’u votuar.

Kjo është kështu për shkak se shumica është e vetëdijshme se për deputetët më i rëndësishëm është vullneti i popullit sesa presionet e qeverisë.

Ne kërkojmë nga Talat Xhaferi, pa ndonjë zvarritje të mëtejshme, ta vendosë pikën e rendit të ditës të ketë votim dhe ta shohë shumica parlamentare se nuk ka dy të tretat e votave dhe se nuk ka kushte apo mandate për të nisur ndryshime kushtetuese”, deklaroi Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Gjatë konferencës munguan deputetet: Gruevski, Vasilevski, Arnaudov, Mukoski dhe Kançeska-Milevska./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme