VMRO-ja kërkon amnisti për të dyshuarit e 27 prillit

18:47 | 18 Tetor 2017
Arbresh.info

Para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, VMRO-DPMNE ka kërkuar amnisti për dhunuesit që sulmuan deputetët në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit.

Komiteti i rikomponuar ekzekutiv i kësaj partie ka marrë qëndrim të këtillë, edhe pse fillimisht i dënoi ngjarjet e palakmueshme dhe u distancua nga lidhshmëria me hyrjen e dhunshme në Kuvend dhe tentimi i turmës që të linçojë deputetë nga shumica e re parlamentare.

Megjithatë, VMRO-DPMNE nuk përmend nëse me amnisti do të kërkojë që mos të përgjigjen deputetët Kërsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski të cilët i hapën portat e Kuvendit, që turma të arrijë në pres- sallën ku ishin deputetët.

Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së do të dorëzojë amendament të Ligjit për amnisti dhe do të propozoj ligj të veçantë për ndërprerjen e procedurës dhe lirimin e personave, pjesëmarrës në ngjarjet e palakmueshme të 27 prillit të vitit 2017. me këtë, partia nuk e ndryshon qëndrimin se sulmi fizik ndaj deputetëve ishte gabim i madh i një pjese të protestuesve, e as nuk tërhiqet nga dënimi i tij, por duke pasur parasysh padrejtësitë e lirimit me intervenim politik dhe marrëveshjet e kryerësve të veprave të ngjashme apo më të rënda penale, konsideron se është e drejtë që të lirohen edhe këta persona. Konsiderojmë se ky akt do të kontribuojë për pajtimin në Maqedoni dhe zbutjen e tensioneve politike – thanë nga VMRO-DPMNE.

LSDM në kërkesën e VMRO-DPMNE-së për amnisti sheh konfirmim se opozita aktuale e ka porositur dhe qëndron prapa dhunës në të enjten e përgjakshme.

Partia në pushtet deklaroi se nuk mund të ketë amnisti për vepra të rënda penale, siç është tentimi për vrasjen e deputetëve, rrezikim terrorist dhe vepra kundër shtetit dhe rendit kushtetues./zhurnal

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme