“Komiteti ekzekutiv dhe partia duhet të vazhdojnë t’i kundërshtojnë tentimet për ridefinim të Maqedonisë nga shtet multietnik në binacional”, ishte ky vendimi i mbledhjes së Komitetit qendror të VMRO-DPMNE-së.
VMRO vazhdon me qëndrimin se zgjidhje më e mirë janë zgjedhjet e reja së bashku me ato lokale apo mbështetja për LSDM-në për të formuar qeveri dhe ta hedhë poshtë platformën e Tiranës.
“Komiteti qendror i partisë e ka konstatuar gjendjen faktike politike në të cilën fituesi në bllokun shqiptar të partive ka vendosur të mos koalicionojë me fituesin në bllokun maqedonas duke i dërguar në opozitë, përkatësisht vendosi të luajë me vullnetin e shumicës së qytetarëve maqedonas të cilët votuan për VMRO-DPMNE-në dhe Koalicionin “Për Maqedoni më të mirë”< thuhet mes tjerash në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.
Komitet qendror i VMRO-DPMNE-së konstatoi se dëmi është më i vogël nëse LSDM-së i ofrohet mbështetje për formim të qeverisë edhe krahas asaj që i kanë humbur zgjedhjet. Sipas VMRO-së kjo mbështetje do të realizohej vetëm me hedhje poshtë eksplicite të platformës së Tirnaës dhe elementeve të saj nga ana e LSDM-së.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...