Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së nga e hëna do të vendosë nëse Hristijan Mickovski do të jetë bartës i listës për deputet ose do mbetet vetëm mandatar për Qeverinë.
Mickovski dhe disa nga anëtarët e strukturave partiake këtë fundjavë në Ohër e përforcojnë menaxhmentin partiak në akademi politike. Ai nuk i tregoi as kandidatët tjerë për deputetë, por tha se do të punojnë, siç thotë, interesat e shtetit.
“Ata janë njerëz me integritet, me portofol serioz profesional, njerëz në të cilët unë personalisht si kryetarë i VMRO-DPMNE-së, por edhe qytetarët mund të mbështeten dhe të besojnë se do jenë shtylla të vërteta për mbrojtjen e interesave të Maqedonisë”-tha Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Mickovski shkurt komentoi se dje është argëtuar në debatin e parë televiziv me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev. Në debat, oponenti politik e ftoi t’i matin forcat në të njëjtën njësi zgjedhore.
“Mos dalja në listën e kandidatëve, këtë qytetarët e kuptojnë si ikje nga përgjegjësia, prandaj unë mund ta them se do jem bartës në njësinë e katërt zgjedhore dhe e ftoj z. Mickovski, ta fitoj edhe në terren vendas në Strumicë”-pohoi Zoran Zaev, kryetarë i LSDM-së.
Sipas Zaevit, koalicioni parazgjedhor me Besën është hap historik prej ku pret edhe më shumë mandate në Kuvend. Ndërsa VMRO-DPMNE, mbetet në parimin e koalicionimit pas-zgjedhor me ndonjë parti shqiptare, si deri më tani. Partitë dhe koalicionet deri më 12 mars në mesnatë, duhet t’i dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë në KSHZ./alsat
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...