Ky fjalim i kreut të Kuvendit Talat Xhaferi është një ndër arsyet që deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe Të majtës dorëzuan interpelancë për të.
Ata vlerësojnë se kryeparlamentati, duke folur shqip në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian ka shkelur kushtetutën dhe ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase.
Zotëri Xhaferi nuk shkoi në Parlamentin Evropian si qyteti Xhaferi por shkoi si kryetar i Kuvendit”, tha Gordana Siljanovska Davkova, VMRO-DPMNE.
Ai e injoroi gjuhën maqedonase në cilësinë e kryetarit të Kuvendit dhe në Komunitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian foli vetëm në gjuhën shqipe, gjë me të cilën shkeli amendamentin 5 të Kushtetutës dhe nenin 2 nga ligji për përdorimin e gjuhës maqedonase. Ka edhe elemente të veprës penale për të cilat e ftojmë Prokurorinë Publike të fillojë procedurë”, pohoi Dimitar Apasiev, “E majta” .
Por, të dy partitë, vlerësojnë se ka më shumë arsye për të cilat Xhaferi duhet të japë llogari para deputetëve dhe të cilat po ashtu janë evidentuar në nismën për interpelancë. Sipas tyre, Xhaferi nuk respekton procedurat sipas Rregullores, nuk vendos rend, nuk zbaton kalendar për seancat dhe ka shkelur ligjet duke lejuar në sallë dy deputetë me vendim për izolim.
Kryetari jonë nuk është person i parlamentit por është njeri i qeverisë, nuk sillet ii pari në mesin e të ngjashmëve por sillet si Zot i paprekshëm i Kuvendit. Nuk është neutral, nuk është i drejtë dhe nuk është i paanshëm”, deklaroi Gordana Siljanovska Davkova, VMRO-DPMNE.
Të dy partitë u ankuan që i marrin të gjitha materialet në dy gjuhë dhe E majta ka kërkuar që këtë çështje ta inspektojë komisioni i veçantë në Ministrinë e Kulturës.
Deri në këto momente, kreu i Kuvendit nuk ka komentuar interpelancën e deputetëve të opozitës./alsatm/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”