Google ADS

VMRO: Ekonomia po fundoset, kjo mund të parandalohet vetëm më 12 prill

14:27 | 5 Janar 2020
L G

Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së, thuhet se “ekonomia e Maqedonisë po fundoset. Politikat e gabuara ekonomike, korrupsioni dhe paaftësia e Zaev për tre vite resht e çojnë ekonominë poshtë”.

“Lajmi i mirë është që Zaev nuk është në pushtet, ndërsa nga 12 prilli edhe mbetjet e politikave të tij humbëse do të pësojnë disfatë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre viti 2019 ka përfunduar me 70 milionë më pak të tyra tatimore dhe se janë mbledhur 24.49% më pak nga ato që janë planifikuar.

“Investimet e huaja në tremujorin e tretë janë vetëm 113 milionë euro që është për dy herë e gjysmë më pak se vjet”, shprehen nga VMRO-DPMNE duke shtuar se e gjithë kjo vjen si pasojë e politikave të gabuara gjatë këtyre tre viteve./GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme