VMRO-DPMNE opozitare akuzon se Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë dhe njeriu i tij i parë, Dragi Rashkovski punojnë në mënyrë joligjore.
Sipas Zekir Ramçilloviq, anëtar i KE të VMRO-DPMNE-së, Rashkovski shkarkon në mënyrë joligjore dhe vendosë në pjesën më të madhe kuadro partiake jokompetentë dhe të paaftë.
“Të gjitha këto vendime janë kontestuese. Të gjitha këto vendime do të biejnë kur gjykatat dhe institucionet kompetente do të inkurajohen dhe nuk do të gjunjëzohen ndaj presioneve të LSD-së, përkatësisht kur do të fillojnë të veprojnë vetëm sipas ligjit”, tha Ramçilloviq në konferencë për shtyp.
Ai pohon se Rashkovski e ka angazhuar kumbarën e tij Dejan Kostiq për avokat të Sekretariatit të përgjithshëm qeveritar, që, siç theksoi, është kulmi i nepotizmit dhe despotizmit.
Ramçilloviq pyeti përse është angazhuar avokati Kostiq, kur, siç theksoi, Sekretariati ka shërbim juridik.
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...