Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikolloski thekson se tani është koha për realizimin e skenarit të dytë, gjegjësisht Qeveria e udhëhequr nga Zoran Zaev të bie në Kuvend me sigurimin e një numri të caktuar të deputetëve të cilët do të votojnë për mosbesim.
Nikolloski thotë se ata, si VMRO-DPMNE në mënyrë intenzive punojnë në realizimin e këtij skenari, sepse janë në komunikim të vazhdueshëm me partitë politike të cilat janë pjesë e koalicionit qeveritar, deputetë të cilët nuk janë pjesë e LSDM-së dhe BDI-së.
Nikolloski thekson se kjo Qeveri duhet të bie orë e më parë.
Nga LSDM janë kapur për pushtet dhe nuk e lëshojnë dhe për këtë mendoj se do të duhet të ndodhë skenari i dytë. E ajo është të rrënohet pushteti në Kuvend, gjegjësisht të sigurohet shumica e nevojshme, me qëllim të bie Qeveria.
Ne në mënyrë intenzive punojmë në këtë, unë kam folur edhe në disa raste të tjera se kemi komunikim me partitë politike të cilat janë pjesë e koalicionit qeveritar për momentin, e deputetët e tyre nuk janë pjesë e BDI-së e as LSDM-së. Pres këto ndryshime të ndodhin, me qëllim të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe të shkojmë në zgjedhje të pastra lokale”, thotë Nikolloski.
Ai shton se ky skenar duhet të realizohet sepse Zoran Zaev nuk ka treguar asnjë reflektim të ndërgjegjshmërisë, sepse ka refuzuar propozimin e VMRO-DPMNE-së, por edhe partive tjera opozitare që të formohet Qeveri për shpëtim nacional.
Siç potencon Nikolloski, kjo do të ishte Qeveri e cila duheshte të përfshijë ekspertët më të mëdhenj të cilët duheshte të menaxhojnë me krizën ekonomike dhe shëndetësore që e shkaktoi korona virusi, por edhe marrdhëniet e shkatërruara me Bullgarinë, të cilat e pengojnë integrimin në BE.
“Unë prita se Zaev do të reflektojë dhe do të tregojë ndonjë shenjë të ndërgjegjësimit, dhe do ta pranojë propozimin tonë për Qeveri për bashkim kombëtar dhe shpëtim nacional, sepse Maqedonia përballet me krizë ekonomike dhe shëndetësore e shkaktuar nga pandemia e korona virusit dhe kriza në marrdhëniet me Bullgarinë e cila e pengon integrimin evropian të Maqedonisë.
Një krizë e tillë e shumëfishuar zgjidhet vetëm me një mbështetje të gjerë politike dhe mendjet më të shëndosha në shtet.
Edhe propozimi ynë ishte të hyjë një ekip i tillë i ekspertëve, sipas mendimit tim, i cili do të mundeshte diku deri në prill – maj të tejkalojë krizën shëndetësore dhe të shërojë ekonominë, të vendosë pozita të dinjitetshme maqedonase lidhur me Bullgarinë, dhe të shkojmë në zgjedhjetë parakohshme parlamentare ku do të zgjedheshte një Qeveri politike”, sqaron Nikolloski.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...