Njohësit e çështjeve politike paralajmërojnë se partia e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski po krijon mekanizma juridik për të bllokuar punën e Kuvendit.
Partia e Gruevskit, VMRO-DPMNE, aktualisht në opozitë, nuk ka formuar një grup parlamentar, por dhjetë grupe të ndara me dhjetë koordinatorë të ndryshëm, shkruan REL.
Një veprim i tillë, nga VMRO-DPMNE, është arsyetuar se në këtë formë po i kontribuohet zhvillimit të debatit në institucionin ligjvënës.
Nga Instituti për Demokraci, organizatë kjo e cila për më gjatë se tri vjet po monitoron punën e Kuvendit të Maqedonisë, sqarojnë se në bazë të rregullores së punës së Kuvendit, VMRO-DPMNE duke pas dhjetë koordinatorë të grupeve parlamentare, përmes paraqitjeve procedurale do të mund të bllokojnë me ditë të tëra, madje dhe javë, iniciativat e shumicës parlamentare, përmes ndërhyrjeve procedurale.
Kjo formë e bllokadës, sipas këtij Instituti, po ndodhë në kohën kur Kuvendi duhet të kalojë ligjet me prioritet që ndërlidhen me proceset integruese, përkatësisht me planin e paralajmëruar nga Qeveria, të njohur si “plani 3-6-9” (plani tre mujor).
Vlora Reçica nga Instituti Demokratik thotë se zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo situatë mbetet ndryshimi i rregullores së punës së Kuvendit të Maqedonisë, transmeton arbresh.info.
“Duke gjykuar nga përvoja e mëhershme, që me formimin e grupeve parlamentare, koordinatorëve u mundësohet më shumë hapësirë për të diskutuar. Ka shumë gjasa që kjo mundësi të shfrytëzohet për të bllokuar punën e Kuvendit të Maqedonisë, veçanërisht gjatë periudhës kur duhet të realizohen reformat urgjente në më shumë lëmi”, thotë Reçica.
Ndryshe, VMRO-DPMNE edhe pas konstituimit të Parlamentit për muaj të tërë nuk ka formuar grupin parlamentar. Ndërkohë që pikërisht debatet e tej zgjatura të deputetëve të kësaj partie, ishin shkak që prolongohej dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit i cili u zgjodh në një atmosferë të tensionuar, pas çka pasuan dhe zhvillimet e dhunshme në Kuvend më 27 prill, kur një grup i protestuesve, përkrahës të partisë së Nikolla Gruevskit, u futën me forcë në Kuvend dhe ushtruan dhunë ndaj deputetëve të shumicës parlamentare dhe ndaj gazetarëve./arbresh.info/
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra