VMRO-DPMNE është duke u përgatitur për zgjedhje.
Ndryshimet kushtetuese kanë përfunduar dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk do t’i votojnë. Këtë e deklaroi anëtari i KE të VMRO-DPMNE-së dhe ish-ministër i Financave, Trajko Slaveski.
Para seancës së KE të partisë, Sllaveski tha se do të bisedojnë për zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme dhe për datat për mbajtjen e tyre: më 25 nëntor, 2 dhjetor, 9 dhjetor apo në pranverë.
“Çështja e parë është përgatitja e infrastrukturës partiake, e cila ka filluar. E dyta është përgatitja e një programi inovativ me të cilin VMRO-DPMNE do të prezentohet në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare sikur ato të mbahen edhe për një muaj e gjysmë nga ky moment. Ne jemi në fazë përfundimtare për përgatitjen e programit. Ka shumë risi, prioritet përsëri është rritja ekonomike, masat për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve”, deklaroi Sllaveski.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...