Ministria e Punëve të Brendshme, informon se sot rreth orës 17 është paralajmëruar protestë në Shkup e organizuar nga partia opozitare VMRO-DPMNE në relacionin nga sheshi VMRO, nëpërmjet rrugës Dame Gruev, drejtë nëpër rrugën Vasil Gllavinov, në të majtë në bulevardin Ilinden deri përpara Qeverisë së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.
“Për këtë arsye do të ndërmerren të gjitha masat për regjim të veçantë të komunikacionit në zonën qendrore të Shkupit në periudhën pak përpara dhe gjatë kohës së mbajtjes së protestës. MPB apelon deri te qytetarët që t’i respektojnë urdhrat që i japin zyrtarët policor”, thuhet në kumtesë.
Ndryshe, kjo është protesta e tretë e përjavshme e opozitares VMRO-DPMNE. Ata po protestojnë çdo të mërkurë për ashtu siç thonë “të zezat e pushteti”.
Siç thonë nga partia opozitare, ata protestojnë pasi që:
Jemi kundër të zezat ekonomike, kundër varfërisë, rritjen e tatimeve dhe mungesën e të ardhurave që e rëndojnë çdo qytetar, kundër ekonomisë e cila stagnon dhe po e humb frymën.
Jemi kundër të zezave politike, kundër padrejtësisë dhe pasigurisë, kundër moçalit të zi politik ku persekutimi bëhet ligj, ndërkaq ligji shënjestër për përmbushje.
Jemi kundër të zezave shoqërore, kundër rrezikimit të shëndetit të qytetarëve dhe jo-funksionalitetit të sistemit shëndetësor dhe vrasësit të heshtur të ndotjes e cila në vend të zvogëlohet, po stimulohet.
VMRO-DPMNE-ja i fton qytetarët që të mërkurën ta përkrahin këtë protestë antiqeveritare.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën