Komisioni kuvendor për çështjet e rregullores dhe imuniteteve sot në mesditë ka vazhduar debatin për heqjen e imunitetit të deputetit të VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryetar i i Kuvendit, Trajko Veljanoski.
Debati ka qenë i ashpër mes deputetëve të pozitës dhe opozitës. Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Bllagica Llasovska, ka vazhduar debatin me akuza të rënda kundër mazhorancës për intimidime dhe kërcënime, duke shtruar edhe pyetjen: Kush e ka radhën pas Veljanovskit?
Kolegu thotë se prokuroria ka pasur indicie. Si ka pasur indicie kur bëhet fjalë për vepër të rëndë penale “terrorizëm”. Si e kanë lënë “terroristin” të shetisë kështu nëpër Kuvend? Nuk u duket kjo joserioze? Neve na duket dhe këtë e kemi thënë para dy javësh. Tani pyetemi dhe pyetjet tona janë legjitime: Kush është në listë pas dy javësh? Nëse mendoni se kështu do të na heshtni, se kështu do të zhduket VMRO-DPMNE-ja, bëni gabim të madh- deklaroi Bllagica Llasovska, deputete e VMRO-DPMNE-së.
Nga ana tjetër është përgjigjur deputeti i i LSDM-së Pavle Bogoevski, duke thënë se mazhorancaë po vepron sipas kërkesave të gjykatës.
Për herë të dytë ose të tretë dëgjoj se u merret imuniteti deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Me falni por kjo nuk shkon kështu. Ne veprojnë sipas kërkesave që kemi pranuar nga gjykata. Të gjithë e përdorni si argument që Veljanovski ka qenë 10 vjet kryetar i Kuvendit. Me falni, por kjo nuk vlen asgjë. T’u kujtoj se para ligjit jemi të gjithë njësoj dhe personi i cili 10 vjet ka qenë në pozitë të lartë nuk duhet të mbahet në një standard më të lartë para ligjeve. T’u kujtoj se kemi ish kryeministër në arrati kështu që posti i lartë nuk është asnjë tregues për përgatitjen për arratisje- deklaroi Pavle Bogoevski, deputet i LSDM-së.
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media