Google ADS

VMRO-DPMNE: E gjithë përgjegjësia tani është e Zaevit

14:50 | 18 Maj 2017
Arbresh.info

VMRO-DPMNE-ja të enjten përmes një kumtese vlerëson se tërë përgjegjësia tani është e liderit të LSDM-së, i cili, siç theksohet, më nuk ka hapësirë nga njëra anë ta gënjejë popullin për mbrojtjen e interesave kombëtare, ndërsa nga ana tjetër të japë premtime për realizimin e platformës së Tiranës.

“Zoran Zaev publikisht u obligua ta hedhë poshtë platformën e Tiranës dhe se do të ndalojë me politikën antishtetërore dhe antikombëtare. Tani tërë përgjegjësia mbetet te Zaevi. Ai do të duhet të zgjedhë nëse do ta hedhë poshtë dy gjuhësinë e bankënotave, uniformat dhe mbajtjen e rezolutës për gjenocid ndaj shqiptarëve ose do ta shkelë fjalën dhe do të niset në kundërshtim me premtimet e dhëna para popullit të vet”, thuhet në kumtesë.

VMRO-DPMNE-ja thekson se do ta ndjekin nga afër çdo hap të Zaevit, me të cilin do të mund të rrezikohet ardhmëria e shtetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme