Google ADS

VMRO-DPMNE: Drejtësia selektive është padrejtësi dhe krijon revoltë tek populli

13:34 | 4 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE thonë se institucionet shtetërore janë të kapura nga hunta e Qeverisë.

Sistemi i së drejtës punon nën diktat dhe me akuza të konstruktuara për ata që s’mendojnë politikisht njësoj me Qeverinë, pra kundërshtarët politik, transmeton Zhurnal.

Ndërkohë që arrestimin e të arrestuarve për dhunën e krijuar në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë e vl erësojnë si rast të montuar.

“Rasti i montuar për 36 patriot maqedonas për terrorizëm është tërësisht i pabazuar dhe ka si qëllim heshtjen e të gjithë atyre që kanë vendosur ngritjen e zërit kundër kësaj Qeverie anti-demokratike”.

Por edhe “padrejtësia ndjehet në secilin hap.Drejtësia selektive është gjithashtu padrejtësi dhe krijon revoltë”.

Nga partia kërkojnë liri për patriotët, si edhe të ndalojnë padrejtësitë, dhe obstruksionet.

Protestat nga partia opozitare VMRO-DPMNE do të vazhdojnë para Ministrisë së Drejtësisë dhe në rrugën” Dimitrija Çupovski” sot në ora 18:00, shkruhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së. /Zhurnal/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme