VMRO-DPMNE dorëzon mocionin për rrëzimin e Qeverisë

13:38 | 8 Prill 2018
Arbresh.info

VMRO-DPMNE dorëzon mocion mosbesimi ndaj Qeverisë të kryeministrit Zoran Zaev. Këtë për TV21 e konfirmon koordinatori i partisë Dragan Danev.
Mocionin e ka dorëzuar një deputet i VMRO-DPMNE-së, pa pasur prononcim për media, për shkak të festës së Pashkëve.

Kreu i partisë Hristijan Mickovski pret që të mërkurën të thirret seanca për tu diskutuar rreth mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Zaev.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme