Google ADS

VMRO-DPMNE: Do të ndjekim çdo veprim të qeverisë

16:52 | 17 Maj 2017
Arbresh.info

Përpjekjet e qytetarëve për ruajtje të unitaritetit të Maqedonisë dhanë fryt, ngase sot u dhanë garancitë se nuk do të shkatërrohet karakteri unitar i Maqedonisë multietnike, tha Nikolla Todorov, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.

Sipas tij, nga sot e tutje edhe LSDM dhe lideri i saj Zoran Zaev kanë përgjegjësi të plotë dhe nga ato varet formimi i qeverisë së re së Maqedonisë.

“I tërë opinioni ishte dëshmitarë i mashtrimit post-zgjedhor, e shndërruar në Platformën e Tiranës, e cila u bë kusht për formimin e Qeverisë së re dhe paraqiste rrezik për të ardhmen e Maqedonisë. Për këto skenarë ka reaguar edhe VMRO-DPMNE. Zoran Zaev është mandatari i parë i cili nënshkruan se nuk do t’i shkelë interesat më të mëdha të shtetit. VMRO-DPMNE e di se vlen fjala e Zaevit. Për këtë shkak të VMRO do të ndjekë me kujdes punën e tij dhe nuk do të lejojë që çfarëdo lloj arsye të heqë dorë nga garancitë të cilat i ka dhënë”, tha Todorov.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme