Partia VMRO DPMNE ka kërkuar të shtunën nga euro-deputeti Ivo Vajgël që të distancohet nga deklarata se lideri i kësaj partie Nikola Greuvski ka thënë se është i gatshëm që të shkojë deri në fund, pasi nuk dëshiron të qëndrojë në burg.
Vajgël ishte në delegacionin e BE-së, në krye me komisarin evropian për Zgjerim Johanes Hahn, i cili më 21 mars në Shkup tentoi që me liderët e partive të gjejë zgjidhje për dalje nga kriza në Maqedoni.
Vajgël dje tha për agjencinë turke të lajmeve Anadolia se situata në Maqdoni është shumë serioze, por nuk është ende alarmante, duke theksuar se deklarata më karakteristike ishte ajo e Gruevskit se dëshiron që të shkojë deri në fund, pasi nuk dëshiron të shkojë në burg.
“Nëse ky është motivi, kjo do të thotë se edhe për një kohë të gjatë nuk do të ketë kompromis”, ka vlerësuar Vajgël, raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, transmeton KosovaPress.
Kundër Gruevskit prokuroria speciale po kryen hetime se ka kryer vepër penale gjatë këtyre dhjetë vjetëve sa ishte kryeministër, ndërsa është ngritur edhe një aktakuzë.
Në kumtesën e VMRO DPMNE është mohuar që Gruevski të ketë dhënë një deklaratë të tillë në takimin me Johanes Hahn dhe tre euro-deputetët Ivo Vajgël, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn. Në Shkup dhe qytete tjera të Maqedonisë çdo ditë mbahen protesta që nga fundi i shkurtit, kur Gruevski ftoi qytetarët që të “mbrojnë shtetin”, i cili sipas tyre, është rrezikuar nga shumica parlamentare e rivalit nga LSDM-ja, Zoran Zaev me partitë shqiptare.
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...