Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nënshkruan marrëveshjen e koalicionimit me moton “shteti për të gjithë”. Dy liderët e partive Ziadin Sela dhe Afrim Gashi do të jenë bartës të listave të përbashkëta të kandidatëve për deputeti, Sela në njësinë e gjashtë zgjedhore kurse Gashi në njësinë e dytë zgjedhore. Synimi i këtij koalicioni, sipas dy liderëve, do të jetë fitorja në zgjedhje për t’i dhënë fund monizmit politik në bllokun shqiptar. Nuk u zbuluan detaje për pjesën tjetër të marrëveshjes dhe përfaqësimin e dy partive në listat e kandidatëve për deputetë.
“Natyrisht që fjalën e fundit e ka kuvendi qendror i çdo partie kur t’i përpilojmë listat por unë e sfidoj jo për zonën gjashtë, në mënyrë që mos e kemi këtë problemin e shumë partive politike, unë e sfidoj z. Ali Ahmeti ku të dojë, n’daç në njësh, n’daç në pesëshe. Prej momentin që hodhëm firmën, nuk ka deputet të Aleancës ose të Alternativës por ka deputet të koalicionit Aleanca për Shqiptarët & Alternativa”- deklaroi Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
“Ne jemi këtu për t’ju thënë se pas 12 prillit, ne do të kujdesemi për të gjithë shqiptarët, pavarësisht se cilën parti ata e votojnë. Ata duhet të ndjehen të sigurtë se ne do t’u shërbejmë atyre pavarësisht bindjeve të tyre politike dhe bindjeve të ndryshme që ata i kanë. Po bëjmë çmos që “Shtetin për të gjithë” ta jetësojmë pas 12 prillit. Për ne më e rëndësishme është dita që vijon pas 12 prillit”- pohoi Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje i dha fund edhe zyrtarisht mundësisë së një koalicioni trepalësh ku do të bënte pjesë edhe Lëvizja Besa. Edhe pse është përfolur një koalicion i mundshëm i Besës me LSDM-në, partia e Bilall Kasamit ka deklaruar se nuk ka një ofertë konkrete. Ky rreth nuk e përjashton as PDSH-në e cila pritet të marrë vendim përfundimtar në organet e partisë. Kreu i LSDM-së Zoran Zaev tha se shpreson për një koalicion me partitë shqiptare.
Unë besoj se për herë të parë do të mbledhim forcat për të bërë koalicion parazgjedhor me parti politike shqiptare. Ne nuk jemi më parti maqedonase, ne jemi parti multi-etnike me numër më të lartë të votuesve maqedonas por kjo është edhe struktura etnike në shtet. Kjo na jep të drejtën të jemi favorit në këto zgjedhje sepse kemi mundësi zgjedhjeje dhe marrëveshje- tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së .
BDI-ja nuk komenton koalicionin e mundshëm parazgjedhor mes LSDM-së, Besës dhe PDSH-së. Kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti, thotë se nuk ka njohuri për këtë gjë.
Ah, nuk shoh kurrgjë unë në këtë bashkëpunim, se s’di kurrgjë. Nuk di- tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së ./Alsat
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës