Google ADS

Vlerësim dhe mirënjohje

21:35 | 9 Prill 2018
Arbresh.info

kademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, me seli në Nju Jork, e përfaqësuar nga Prof. Dr. Skender Kodra, dhe
Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, me seli në Shkup, e përfaqësuar nga Prof. Dr. Abdulla Mehmeti,
në bazë të Vendimit të datës 23 gusht 2017, disa personalitete të shquar shqiptarë nga Maqedonia, për kontributin e tyre të veçantë në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës shqiptare, post mortum, do t’i nderojë me titullin AKADEMIK, edhe atë:

Prof. Dr. Fadil Sulejmani
Prof. Dr. Masar Kodra
Prof. Dr. Ali Vishko
Prof. Dr. Rahmi Tuda
Prof. Dr. Asllan Selmani
Prof. Dr. Nexhat Abazi
Prof. Dr. Mahmud Hysa
Prof. Dr. Musli Halimi
Prof. Dr. Remzi Nesimi
Prof. Dr. Xhevat Gega
Prof. Dr. Petro Janura
Adem Kastrati, piktor akademik
Ismail Hoxha, kompozitor

Ceremonia e ndarjes solemne të Certifikatave (familjeve të këtyre personaliteteve) do të organizohet gjatë javës së ardhëshme në Shkup, për të cilën opinioni dhe mediat do të njoftohen paraprakisht.

Shkup, 9 prill 2018

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme