Për ish-kryeministrin Vlado Buçkovski dhe tre të akuzuar tjerë, është vjetërsuar lënda në rastin “Pjesët e tankeve”.
Koalicioni “Për gjykim të drejtë” që monitoroi rastin, tha sot se prokurori publik e kishte tërhequr aktakuzën në fjalën përmbyllëse, pas së cilës vepra penale ishte vjetërsuar. Këtë rast e ka gjykuar Aleksovska Stojanovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancat e deritanishme, pas udhëzimeve të Gjykatës së Lartë, kanë dëshmuar përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Avokatit të Popullit, për të parë nëse ka pasur dëm në buxhet dhe nëse ka pasur paramendim dhe qëllim tek të akuzuarit.
Pasi që përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Avokatit të Popullit deklaruan se nuk kishte dëme në buxhet, prokurori e rikualifikoi veprën penale në një paragraf më lart të Kodit Penal, duke e bërë kështu ndjekjen penale të vjetruar.
Mbrojtja, megjithatë, kërkoi një seancë përmbyllëse më 22 nëntor. Gjykata tani duhet të shqiptojë aktgjykim shfajësues dhe kostot për avokatët e të akuzuarve, përfshirë edhe atë të Buçkovskit, do të paguhen nga shteti.
Ndryshe, ky rast daton që nga viti 2001 kur Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Maqedonisë, si blerje me prioritet nga kompania “MZT FOP” kanë blerë pjesë për tanket “T 55”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...