Google ADS

Vjedhet rëndë stacioni kryesor i Telekomit në Sallarevë të Tetovës

17:59 | 18 Prill 2018
Arbresh.info

Persona të panjohur në periudhën prej në nëntor 2017 e deri dje kanë kryer vjedhje të rëndë në stacionin kryesor të “Makedonski Telekom” mbi fshatin Sallarevë të Tetovës, kumtuan nga MPB.

I punësuar në firmë për mirëmbajtjen e stacioneve të “Makedonski Telekom” në repartin policor në Grupçin dje pasdite ka denoncuar se gjatë kësaj periudhe persona të panjohur kanë kryer vjedhje të rëndë, transmeton zhurnal.

Kryerësit me përdorim të forcës kanë dëmtuar stacionin kryesor dhe kanë marë një akumulator dhe 150 litra naftë me çka kanë shkaktuar dëm prej gjithsej 40000 denarëve.

Po ndërmeren masa për zbardhje të plotë të rastit dhe gjetjen e kryerësve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme