Si pjesë e turneut të tij në rajon, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani më 12 shkurt do të qëndrojë për vizitë pune në Bosnjë-Hercegovinë, njoftojnë nga MPJ.
“Në kuadër të vizitës, përveç se me nikoqirin e tij, zëvendës udhëheqësin e Këshillit të Ministrave dhe Ministër për Punë të Jashtme të Bosnjë- Hercegovinës, Bisera Turkoviq, Ministri Osmani do të pritet në presidencën e Bosnjë- Hercegovinës, ku do të ketë takim me anëtarin e presidencës, Shefik Xhaferoviq, dhe do të realizojë takim me udhëheqësit e të dy Dhomave të Parlamentit të Bosnjë- Hercegovinës”, thonë nga MPJ.
Në fokusin e vizitës së punës të Ministrit Osmani do të jetë zhvillimi i raporteve bilateral, si dhe mundësitë për inicimin e formave të reja të bashkëpunimit me interes për të dyja vendet mike.
Interes i veçantë do t’i përkushtohet procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe perspektivës evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor, progresi në këtë plan dhe pritjet e të dyja vendeve në periudhën e ardhshme.
Si vende që pretendojnë përforcimin e bashkëpunimit në rajon, do t’i referohen edhe gjendjes aktuale në fqinjësinë tonë direkte dhe atë më të gjerë, rëndësinë nga intensifikimi i bashkëpunimit rajonal, si dhe sfidat aktuale rajonale dhe globale./telegrafi
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër