Vizita në Shkup, Rama: Marrëveshje të rëndësishme

21:19 | 18 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama, duke komentuar vizitën e tij të fundit në Shkup, ka deklaruar se gjatë saj janë arritur marrëveshje të rëndësishme me liderët e vendeve të Europës Jug-lindore.

“Dje në Shkup me liderët e grupimeve politike në Maqedoni dhe në punimet e Samitit rajonal me 100 sipërmarrës nga Europa Juglindore për agjendën e bashkëpunimit mes vendeve tona dhe për të vijuar me planin e ndërtimit të një tregu të përbashkët rajonal për rritjen ekonomike e sociale”, ka thënë Rama në Facebook.

Sipas kreut të qeverisë, u ra po ashtu dakord që brenda vitit të mbahet mbledhja e parë e përbashkët e qeverive shqiptare dhe maqedonase në Pogradec, për të nxitur më tej bashkëpunimin shumëplanesh mes të dy vendeve tona./ Top Channel

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme