“Vizita e Stoltenberg në Maqedoni mesazh në vete”

18:20 | 15 Janar 2018
Arbresh.info

“Vizita e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s në Maqedoni, Jens Stoltenberg, është mesazh në vete. Kjo do të thotë se në gjashtë muajt e fundit e kemi kthyer Maqedoninë në rrugën euroatlantike dhe kemi arritur sukses të neutralizojmë gjitha lajmet e këqija, të cilët në vazhdimësi vinin në Maqedoni”.

Këtë sot e deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, duke folur për vizitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s.

“Kemi arritur që Maqedonisë t’j japim mundësi të re. Vizitën e shohim si që Maqedonia të prezantohet ndryshe, si shtet që i zgjedh problemet e veta dhe punon për prioritetet e saj”, tha Sheqerinska.

Sipas saj, qëllimi kryesor i vizitës së Stoltenbergut është që të dëgjohen edhe nga ana e qeverisë, ajo që është punuar dhe cilat janë planet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme