Vizita e Nishanit në Preshevë, provokim

10:12 | 8 Mars 2017
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Kombëtare Serbe, Nenad Popoviq ka thënë se vizita e djeshme e presidentit shqiptar Bujar Nishani në Luginën e Preshevës ishte një provokim tjetër që synon të destabilizojë dhe të rrezikojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, transmeton portali arbresh.info.

“Flamujt e Shqipërisë, që gjenden në Bujanoc kanë injoruar qëllimisht simbolet zyrtare shtetërore të Republikës së Serbisë dhe institucioneve të saj, kjo gjë përbën shkelje të rëndë të rregullave diplomatik. Heqja e himnit kombëtar serb me ardhjen e presidentit shqiptar është tallje me vendin tonë dhe të gjithë qytetarët e saj”, ka thënë Popoviq./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme