Javën e ardhshme pritet të shtohen presioni ndërkombëtarë për zgjidhjen e krizës në Maqedoni. Zbritja e komisionarit evropian për zgjerim Johannes Hahn ditën e martë në Shkup nga analistët shihet si përpjekje shtesë e Brukselit për të ndihmuar në funksionalizimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.
Malinka Ristevska për Alsat-M vlerëson se Bashkimi Evropian është i vendosur që të mos lejojë eskalimin e situatës dhe kjo gjë shihet përmes porosive të qarta për zgjidhjen e krizës sa më parë me qëllim që të shmanget detabilizimi i vendit, konfliktet ndëretnike.
Ndërsa profesori Bekim Kadriu vlerëson se vizita e komisionarit evropian Han në Shkup nuk është e rastësishme por e koordinuar me shumë aktivitete që pritet të ndodhin gjatë kësaj dite. Kadriu, shton se kjo vizitë ka për qëllim debllokimin e krizës së krijuar tashmë disa muaj me radhë.
Të martën, bashkë me komisionarin evropian Johannes Hahn në Shkup do të zbresin edhe eurodeputetët.
Sulmohet me thikë një person në Tërstenik, arrestohen dy per...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë 300 gjoba për 24 orë
Zhduken dy gra në Ferizaj
Zhduket një person në Suharekë
Arrestohet shtetasi gjerman në Gjilan, sulmoi fizikisht një ...
Papa Françesku hap “Derën e Shenjtë” për Krishtlindje, shëno...