Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2020 janë kryer 438 vdekje të dhunshme, prej të cilave 24 përqind janë nga vetëvrasjet, 85 prej të cilëve në moshën mbi 45 vjet.
“Numri i personave të vdekur si pasoj e vdekjes së dhunshme këtë vit krahasuar me vitin paraprak, është ulur për 3.5% , dhe i njejti është 438 persona të vdekur. Kjo kategori e të vdekurve në mortalitetin e përgjithshëm në vend marrin pjesë me 1.7%”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Në vdekjen e dhunshme, veçohet se përqindja e meshkujve është më e madhe, 72.8%. Fatkeqësitë (aksidentet) përfaqësohen me 70.5% në vdekjet e dhunshme, derisa vetëvrasjet me 24%, ndërsa vrasjet me 5.5%.
“Në kategorinë e vetëvrasjeve, në vend të parë kemi rastet e varjes, strangulacion dhe sufokacion, me 16.7% krahasuar me numrin e përgjithshëm e rasteve të vdekjes së dhunshme”, raportojnë nga Enti, duke theksuar që 73 persona me varje kanë kryer vetëvrasje.