Vitin e kaluar, 948.000 qytetarë të Maqedonisë kanë vizituar Greqinë, një shifër që është 20 përqind më e ulët në krahasim me turistët në vitin 2018 kur numri kishte 1.187.000, tregojnë të dhënat zyrtare të Bankës së Greqisë, informon korrespondentja e AIM-së nga Athina.
Në lidhje me të ardhurat për Greqinë nga turistët nga Maqedonia e Veriut, vitin e kaluar ato arritën në shifrën e 114 milion euro, 26.3 përqind më pak në krahasim me vitin 2018. Kostoja mesatare për person ishte 121 euro, ndërsa kostoja mesatare për një natë ishte 48 euro.
Të dhënat konkrete nga Banka e Greqisë përdoren nga Instituti i Shoqatës së Biznesit Grek të Turizmit, duke u përqendruar në turizmin rrugor në Greqi në periudhën 2012-2019, domethënë analizon valën turistike nëpër kufijtë tokësorë dhe turistët nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Bullgaria, Rumania dhe Turqia.
Konkretisht për vendin tonë, sipas analizës së Institutit, si në aspektin e të ardhurave, ashtu edhe të numrit të qëndrimeve gjatë natës, që nga viti 2015 ka shënuar rënie.
Nëse krahasojmë numrin e turistëve nga Maqedonia e Veriut në Greqi në tetë vitet e kaluara, më i larti ishte në vitin 2015, me 3.018.363 turistë, ndërsa më i ulëti vitin e kaluar kur numri për herë të parë ishte nën një milion.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës