Sipas evidencës së Ministrisë për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor në matjet për 28 ditët e para të vitit 2018, stacionet matëse në Kavadar, Lisiçe dhe Rektorat kanë regjistruar ndotje të ajrit me vlera të grimcave PM 10 shumë herë më të larta nga kufiri i lejuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dje janë regjistruar vlera të grimcave PM 10 deri më 300 mikrogram në metër kub. Masat dhe rekomandimet kundër ndotjes së ajrit, janë aktivizuar për herë të tretë gjatë këtij dimri.
Aktualisht më të ndotura janë Tetova dhe Kumanova, ndërsa Shkupi sot nuk është në listën e 10 qyteteve më të ndotura në botë, edhe pse dje ka qenë në vendin e tetë në këtë listë, ndërsa renditja paraprake ka qenë në vendin e katërtë në listën e qyteteve me ajër më të ndotur në botë.
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...