Qytetarët e Maqedonisë kanë shpresë se gjatë vitit 2018, vendi do të arrijë të anëtarësohet në strukturat veri-atlantike,që më pas ky anëtarësim t’i sjellë vendit prosperitet ekonomik.
Qytetarët e anketuar nga Radio Evropa e Lirë shpresojnë që në vitin e ri Maqedonia përfundimisht të instalojë institucione të pakorruptuara, më shumë vende të lira pune, si dhe rritjen e pagave, ndërkohë që në planin personal dëshirojnë shëndet dhe lumturi në familje.
Ndërkaq, Rauf Rexhepi, tregtar, për vitin 2018 dëshiron që politikëbërësit të angazhohen t’i çlirojnë institucionet nga korrupsioni dhe të punojnë në interes të qytetarëve dhe jo për interesat e tyre personale dhe partive që përfaqësojnë.
“Sa do të marrë Maqedonia të mbarën si shtet gjithçka do të varret se si do të punojnë politikanët. Konkretisht kërkoj që gjatë 2018 të mos ketë korrupsion për mua kjo është më e rëndësishmja”, thotë ai.
Sociologët thonë se ndërhyrja e politikës në çdo pore të shoqërisë, ka bërë që qytetarët pritjet në aspektin personal t’i lidhin ngushtë me zhvillimet politike.
“Gjithnjë e më tepër po bindemi se nuk kemi një politikë me bagazh dhe me strategji konkrete për të ardhmen tonë si qytetarë. Në vazhdimësi hidhen balona të eksperimentimeve dhe pastaj një agjendë mbulohet me një agjendë tjetër, ajo që premtohet nga qeveritarët harrohet me atë që krijohen skenarë të ndryshëm, skandale madje dhe gafa të ndryshme për të shpërqendruar vëmendjen e qytetarëve nga problemet reale, me të cilat ballafaqohen, dhe kështu jeta vazhdon”, thotë Ali Pajaziti, nga Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë./REL
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...