Mostra nga personat e moshuar, të cilët janë grup i qytetarëve i rrezikuar, do të merret në kushte shtëpiake.
Ekipet mobile mjekësore do të fillojnë, prej sot, me testimin e e banorëve të Shkupit në shtëpitë e tyre, ka njoftuar ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.
“Mostrat nga personat e moshuar, të cilët janë grup i qytetarëve i rrezikuar, do të merret në kushte shtëpiake”, thotë Filipçe.
Prej sot duhet të fillojë të funksionojë pika e re për testim në Shkup, në poliklinikën “Mlin Ballkan”, pasi të hënën u hap pikë e re edhe në poliklinike në Çair. Edhe dy pika shtesë për testim duhet të hapen edhe në qytete të tjera të vendit.
Fillimisht, në institucionet e shëndetit publik në të gjithë vendin, kishte 14 qendra për diagnostikimin e koronavirusit, ku caktimi i terminit për testim bëhet përmes mjekut amë.
Qytetarët e Shkupit tani mund të testohen në katër pika në poliklinikat: “Jane Sandanski”, “Çento”, “Çair” dhe “Mlin Ballkan”. Kjo, thonë nga Ministria e shëndetësisë, e ka dyfishuar kapacitetin e testimit në Shkup, njofton portalb.mk.
Nga java e kaluar në funksion janë pikat në Shtip, Tetovë, Strumicë, Prilep, Ohër, Kumanovë, Koçani, Manastir, Veles, Kavadar, Gjevgjeli dhe Strugë.
Qytetarët duhet të shkojnë në pikat e testimit vetëm në terminin e saktë të përcaktuar përmes mjekut të tyre amë e jo direkt në pikën e testimit.
Qytetarët që kanë simptoma të kovid -19, por edhe ata pa simptoma, duhet të kontaktojnë mjekun amë dhe t’i përgjigjen saktë pyetësorit epidemiologjik. Në përputhje me këtë, mjeku amë, në bazë të vlerësim të gjendjes shëndetësore dhe të dhënave, e realizon testimin, përkatësisht rekomandon nëse pacienti ka nevojë për testim. Në këtë proces, janë përfshirë rreth 1.200 mjekë amë të cilët përveç për detektim janë përgjegjës edhe për monitorimin e pacientëve.
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...