Në Serbi janë mbajtur protestat e radhës kundër dhunës per gjendjen e sigurisë në shkolla.
Pas grumbullimit para parlamentit qytetarët kanë nisur marshimin e protestës drejt selisë së Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Drejtësisë në rrugën “Nemanja”.
Protesta u mbajtën edhe në qytetet e Kraljevës dhe Leskovcit.
Kjo protestë ka përkuar me ditën e parë të vitit të ri shkollor.
Ministria e Arsimit e Serbisë vendosi me udhëzimet e saj, t`iu ngarkojë përgjegjësinë për sigurinë e fëmijëve të gjithëve në shkolla mbi punonjësit, mbi edukatorët, mbi personelin ndihmës, mbi stafin administrativ.
Në protestë u tha se nuk ishte bërë asgjë thelbësore për të rritur sigurinë në shkolla, pas vrasjes masive në shkollat fillore.
Kërkesat e njohura më parë të protestës janë edhe shkarkimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Bratislav Gashic dhe kreut të Agjencisë për Siguri dhe Informacion, Aleksandar Vulin.
Protesta e parë “Serbia kundër dhunës” u mbajt më 8 Maj.
Serbia e ka rritur praninë e policisë në shkollat anembanë vendit në fillim të muajit Maj, pas rasteve të vrasjeve ku mbetën 17 persona të vrarë dhe mbi 20 të tjerë të plagosur. Këto ngjarje tragjike ndodhën brenda 48 orëve./tvklan.al/
Plagoset më armë zjarri një person në Prishtinë
Vidhet një pushkë gjuetie me leje në Podujevë
E rëndë, ky është 21 vjeçari nga Vushtrria që vdiq tragjikis...
Përplasja e dy makinave i mori jetën të miturit në trotuar, ...
Hansi Flick vlerëson performancën e lojtarëve të tij pas fit...
DW: Serbia po armatoset – Sa ka rrezik për luftë në Ba...