Vlera e duhanit të vjedhur në Portin e Tivarit të Malit të Zi llogaritet në 10 milionë euro.
Për shkak të vjedhjes së cigareve nga Zona e Lirë, në Portin e Tivarit është arrestuar themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë “Peroçeviq”, Memo Peroçeviq dhe Dejan Dabanoviq, i punësuar në Drejtorinë e të hyrave dhe doganave, njoftoi policia malazeze.
Policia është njoftuar rreth orës 11:00 të ditës së sotme se është dëmtuar vula doganore e magazinës së kompanisë, “Montenegro duvan comerc”, e cila ndodhet në Zonën e Lirë të Portit të Tivarit, pas së cilës u konstatua se mungonin 11.349 pako të cigareve të llojeve të ndryshme, raporton rtcg.
Policia thekson se 8829 pakot e zhdukura janë objekt i procedurës penale nga Prokuroria Speciale e Shtetit malazez, ndërsa pakot tjera janë vendosur në depon e përmendur, transmeton Telegrafi.
Organet e drejtësisë shtojnë më tutje se po ndërmerren veprime të mëtejshme për zbardhjen e të gjitha rrethanave të kësaj ngjarje dhe identifikimin e të gjithë personave që kanë marrë pjesë në këto veprime të kundërligjshme.
Dyshohet se vula është vjedhur nga magazina në momentin kur Porti i Tivarit është evakuuar për shkak të denoncimit për bombë, e cila më pas rezultoi se ishte false.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...