Vëzhguesit e zgjedhjeve në Serbi vlerësojnë se procesi zgjedhor u ndikua negativisht nga çështjet e shkeljes së fshehtësisë së votimit, problemet e deri te blerja e votave.
Koalicioni rreth Partisë Progresive Serbe ka arritur fitore në zgjedhjet lokale në të gjitha qytetet dhe komunat, me përjashtim të atyre ku pakicat përbëjnë shumicën. Kështu në Serbi në të gjitha nivelet vazhdon pushteti absolut i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Zgjedhjet janë vlerësuar nga opozita, aktivistet dhe vëzhguesit si jo të lira dhe jodemokratike. Vëzhguesit ndërkombetar kanë shprehur shqetësimin për parregullsitë e shumta.
“Dita e zgjedhjeve kaloi kryesisht pa probleme, por procesi zgjedhor u ndikua negativisht nga çështjet e shkeljes së fshehtësisë së votimit, problemet procedurale, presioni ndaj votuesve, blerja e votave, si dhe incidente të izoluara të dhunes”, ka deklaruar Lamberto Zanier, shefi i misionit të vëzhguesve të ODIHR.
Vëzhguesit vendor njoftuan se zgjedhjet në Beograd “nuk mund të konsiderohen të lira dhe të ndershme”. Sipas tyre, legjitimiteti i pushtetit në Beogradit do të vihet në pikëpyetje sepse rezultoi nga një proces zgjedhor që ishte jashtë standardeve për zgjedhje demokratike./rtk/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...