Në kulmin e sezonit turistik, kur ka 30 intervenime në ditë, ndihma e shpejtë e Ohrit punon me dy mjek dhe tre motra medicinale, publikoi TV24.
Drejtorja Ana Nedellkovska thotë se mund të arrihet, por se është e vështirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kemi 5 automjete funksionale, nga to 3 janë jashtë qytetit, ndërsa dy shërbejnë vetëm në vend. Shumë është e vështirë, mezi arrijmë që të jemi në kohë. Kemi mungesë të mjekëve, dhe motrave medicinale”, tha Ana Nedellkoska mjeke në Ndihmën e Shpejtë Ohër.
Nedellkovska tha se pavarësisht shumë intervenimeve nuk ka ndodhur teri tash që të mos pranohet ndonjë thirrje dhe të mos arrihet në kohë, ndërse nëse ka pasur vonesa, vonesat kanë qenë 1 minutë ose dy.
Gjatë kësaj periudhe më shumë intervenime kanë për shkak të aksidenteve rrugore, kolapseve, goditjeve të nxehtit, ndërsa këtë vit për fat të mirë më pak për shkak të mbytjeve.
“Problemi është tek automjetet e vjetra, ndodh që të prishen, mundohemi ti’i mirëmbajmë. Shumë e ngjeshur është puna, kemi prej 20 deri në 30 thirrje”, tha Nedellovska.
Ekipi mjekësor shpreson se këtë vjeshtë do të marr edhe një automjet, dhe se më në fund do të punësohen mjek që janë shumë të nevojshëm, që të mund të punojnë me kushte, me më shumë ekipe mjekësore dhe mjete, ashti siç i ka hije qytetit të Ohrit si qendra më e madhe turistike në vend./Telegrafi/
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...