Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit nga 817 testime janë regjistruar 39 raste të reja me coronavirus.
Prej rasteve të reja 7 janë në Shkup, 3 në Kumanovë, 8 Prilep, nga 2 në Tetovë dhe Strugë, 11 në Gostivar, nga 2 në Gjevgjeli dhe Koçan, dhe nga 1 rast në Kratovë dhe Sveti Nikole, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga MSH po ashtu bëjnë të ditur se kanë humbur jetën edhe 4 pacientë prej të cilëve dy janë nga Kumanova (43 dhe 66) dhe dy nga Shkupi (71 dhe 77). Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë shëruar 48 pacientë.
Që nga fillimi i epidemisë në Maqedoninë e Veriut janë diagnostifikuar 14.330 pacientë me coronavirus, numri i të shëruarve është 11.062 dhe numri i të vdekurve arriti 600. Momentalisht në Maqedoninë e Veriut ka 2.668 raste aktive.
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...
Sa mjaltë në ditë mjafton për imunitet të mirë?