Mbështetja për marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë është e dobët dhe vetëm 38% e të anketuarve në sondazh e vlerësojnë pozitivisht procesin e integrimit evropian.
38.5% e të anketuarve mbështesin Marrëveshjen e Miqësisë dhe Bashkëpunimit me Bullgarinë, dhe 41.5% mbështesin Marrëveshjen e Prespës.
Politikanët më të njohur të tre dekadave të fundit janë: Boris Trajkovski (42% e të anketuarve e vlerësuan atë me rezultatin më të lartë 5), Kiro Gligorov (33% e të anketuarve e vlerësuan atë me rezultatin më të lartë 5) dhe Nikola Kljusev (21.1% nga të anketuarit e vlerësuan atë me notën më të lartë 5).
59.8% e të anketuarve mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
46.3% e të anketuarve mbështesin Marrëveshjen Kornizë të Ohrit.
Sondazhi u krye në gusht nga Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Institutin MK91 për Kërkime Sociale, i cili botoi botimin “30 vjet Pavarësi”.
Gabimi margjinal varion midis +/- 2.9% me një interval besueshmërie 95%. Sondazhi u krye nga Instituti për Kërkime Politike (IPIS).
Sondazhi u krye mbi 1,110 të anketuar, duke ruajtur raportin e përgjithshëm përsa i përket karakteristikave themelore demografike (gjinia, mosha mbi 18 vjeç, përkatësia etnike, profesioni dhe arsimi), duke respektuar ekuilibrin gjeografik të përshtatshëm./Telegrafi Maqedoni/.
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...
Gjesti eskalon nga xhelozia, hedh në pishinë Xhenetën e Vull...
Posedim i substancave narkotike, njërit nga të dyshuarit i s...