Pas ngjarjeve të fundit në ndërtesën e BFI-së në Shkup, kanë dalur me reagim edhe nga ky institucion.
Anëtari i Rijasetit të BFI-së Muhamer Veseli, në konferencë për shtyp tha se Sulejman Rexhepi as nuk ka dhënë dorëheqje, e as nuk është shkarkuar nga pozita e udhëheqësit të BFI-së. Ai tha se kanë dyshime se pas këtyre ngjarjeve qëndron politika.
“Për këtë fatkeqësi që ndodh në BFI, nuk i kemi të njohura rrethanat, por kemi dyshime se ata të cilët kanë indinjatën e tyre në rezultatet zgjedhore, duhet mllefin e tyre ta hedhin diku tjetër. Çdo herë këto ngjarje bëhen në institucionin e BFI-së. Sulejman Rexhepi nuk ka dhënë dorëheqje, nuk mund ta shkarkojë gjykata, por vetëm rijaseti i BFI-së. Kjo ngjarje është rezultat i mungesës të shtetit juridik. Shpresojmë që organet do ta pastrojnë këtë ndodhi dhe ju informoj se jemi në pritje të anëtarëve të rijasetit ku edhe do të mbajmë mbledhje, të cilën do ta kryesojë Sulejman Rexhepi dhe më pas do të dalim me përfundimet”, tha Veseli, njofton telegrafi maqedoni
Ai apeloi tek organet kompetente të kryejnë detyrat e tyre dhe të mos merren me politikë për të defokusuar opinionin nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale.
“Në vitin 2015 ndodhi e njëjta gjë, ndërsa ai që ishte pas asaj ngjarje sot është azilant në Hungari. BFI është më e shenjtë për ne muslimanët, se për pushtetarët pushteti që e kanë”, shtoi Veseli.
Sa i përket vendimit të Gjykatës Themelore Shkupi 2 se kryetar i BFI-së është Skender Buzaku, ai tha se gjykata nuk mund të vendos se kush do të jetë kryetar i BFI-së.
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore