Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) nëpërmjet një njoftimi dërguar mediave thonë se në Kryesinë Qendrore është diskutuar rreth aktualitetit politik ku janë miratuar disa konkluzione.
“Kryesia qendrore e RDK-së, shpreh qëndrimin e vet partiak, se jemi pro formimit të një blloku opozitar të mirëfilltë dhe të sinqertë, me një platformë të përbashkët që do ta përpilonin përfaqësuesit e të gjitha partive politike opozitare, me të vetmin qëllim rotacionin e pushtetit në të mirë të qytetarëve”, shprehen nga RDK, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se nuk e njohin koalicionin dypalësh mes Alternativës dhe, siç thonë nga RDK, LR-PDSH-së sepse kjo është vetëm një lojë nga shumë lojërat e mëhershme.
“Kryesia qendrore e RDK-së mban qëndrim të qartë se nuk pranon shkrirjen në asnjë parti tjetër, dhe nëse nuk ka gjasa të formimit të një blloku opozitarë të mirëfilltë, atëherë është e gatshme të mos merr pjesë në garë në këto zgjedhje parlamentare. Nëse shqiptarët duan një opozitë të mirëfilltë në Maqedoninë e Veriut, atëherë ky bllok opozitarë nuk mund në asnjë mënyrë të anashkalojë PDSH-në si parti më e vjetër shqiptare, Lëvizjen Besa të reformuar, si dhe Rilindjen Demokratike Kombëtare”, shprehen nga kjo parti.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut