Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, sipas Librit të Afateve për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sot nga MPB-ja duhet të kërkojë dhe t’i dorëzohet Lista Zgjedhore.
Listën, KSHZ-ja më së voni dhjetë ditë nga shpallja e zgjedhjeve duhet ta vendos për verifikim publik në njësitë rajonale dhe zyrat lokale. Verifikimi zgjat 15 ditë dhe fillon nga 26 shkurti i viti 2020, ndërsa zgjat deri më 11 mars të vitit 2020 deri në orën 24, periudhë në të cilën qytetarët mund t’i dorëzojnë kërkesat për regjistrimin, plotësimin apo shlyerjen e të dhënave nga Lista Zgjedhore.
KSHZ-ja në afat prej tre ditëve nga shpallja e zgjedhjeve dorëzon kërkesë deri te Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës t’i dorëzojë të dhënat për të punësuarit në administratën shtetërore dhe lokale, që të mund të bëhen ndryshime eventuale në përbërjet e organeve zgjedhore.
Listat e kandidatëve, megjithatë, në KSHZ duhet të dorëzohet 30 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, gjegjësisht më së voni deri në orën 24 më 12 mars, transmeton MIA.
Nënshkrimet për kandidim për listat kandiduese të mbështetur prej një grupi votuesish mblidhen para personave zyrtar të KSHZ-së, por edhe para noterit kompetent në formën e paraparë nga KSHZ-ja, nëse parashtruesi i listës kandiduese vendos për këtë. Në këtë rast duhet ta njoftojë KSHZ-në, te cili noter do t’i mbledh nënshkrimet.
Për mbledhjen e mjeteve për fushatën zgjedhore, pjesëmarrësit në zgjedhje duhet të kenë numër të vetëm tatimi dhe llogari transaksioni të cilën do ta hapin më vonë 48 orë pas verifikimit të listës apo më vonë 48 orë pas shpalljes së zgjedhjeve. Llogaritë mbyllen në afat prej 60 ditëve pas rezultateve zyrtare nga zgjedhjet
Lista e Afateve e rregullon edhe fushatën zgjedhore që është paraparë prej 20 ditë para zgjedhjeve deri me heshtje zgjedhore 24 orëshe para ditës së zgjedhjeve. Fushata fillon në orën 0:00 më 23 mars dhe përfundon më 10 prill në orën 24.
Pjesëmarrësi në fushatën zgjedhore, nuk mund të porosit reklamë të paguar politike në radiodifuzer të cilët nuk janë të regjistruar në regjistrin e radiodifuzerëve dhe portaleve, dhe t’i paguaj prej mjeteve në llogarinë e transaksionit për fushatën zgjedhore.
Për këtë arsye KSHZ-ja u bënë thirrje mediave që duan të emitojnë reklama të paguara politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të regjistrohen në Komision, ndërsa këtë mund ta bëjnë në afat prej tre ditëve nga shpallja e zgjedhjeve gjegjësisht më 17,18 dhe 19 shkurt. Radiodifuzerët kanë afat prej pesë ditëve nga shpallja e zgjedhjeve që t’i konfirmojnë çmimoret për reklamim të paguar politik. Çmimet nuk mund të ndryshohen deri në përfundimin e zgjedhjeve.
KSHZ i konfirmoi edhe çmimet më të larta edhe më të ulëta për reklamim në radio, televizion dhe mediat e shtypura, si dhe shumat më të larta që mund të paguhen për reklamim në internet portalet.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet