“Themelimi i qendrave COVID do të varet nga gatishmëria e autoriteteve lokale. Procedura në njësitin projektues të Bankës Botërore ka mbaruar, tani nënshkruhen kontratat dhe fillojnë punimet përgatitore”.
Këtë e theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Sipas tij, qendrat për COVID nuk janë vetëm objektet, por janë plotësisht të pajisura për të trajtuar pacientët.
“Kudo që autoritetet lokale janë të gatshme për të ngritur spitalet, ato do të vendosen sipas këtij rendi dhe prioriteti. Këto qendra nuk janë vetëm objekte, por janë plotësisht të pajisura për të trajtuar pacientët”, tha ministri pasi vizitoi Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit.
Filipçe informoi se numri i pacientëve të sëmurë që janë të shtruar në spital është akoma më i lartë se ata që janë lëshuar nga spitalet.
Ai tha se në klinikat e Shkupit, sigurohen shtretër spitalorë, personeli mjekësor ndërrohet dhe mobilizohet plotësisht./Telegrafi/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet