Në spitalin e Velesit dje janë dërguar pesë policë të cilët ishin sulmuar nga prerësit e drunjëve në fshatin Stepanci.
Një prej tyre ka pasur lëndime në kokë dhe pas ndihmës mjekësore të dhënë, rreth orës 22:00 është dërguar në Urgjencë në Shkup.
Dy policët të tjerë janë lëshuar në shtëpi dhe dy të tjerë janë mbajtur në Repartin kirurgjik në spitalin e Velesit.
Incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën e vjetër Izvor – Prilep në afërsi të fshatit Stepanci kur një grup prerësish drunjsh kanë sulmuar policinë e Repartit Policor në Çashkë.
Zëdhënësi i SPB Veles, Veroljub Dodevski bëri të ditur se janë arrestuar katër persona dhe se po punohet në zbardhjen e rastit./Telegrafi/
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist
Studimi: Konsumi i lartë i sheqerit rrit rrezikun për depres...
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur tetë vjet më parë
Sulmi në Gjermani, Rama: Shqipëria solidarizohet me Gjermani...