Mitropoliti i Malit të Zi dhe Bregdetit Kishës Ortodokse Serbe Amfilohije vdiq të premten, pas infektimit me koronavirusin e ri SARS-CoV-2. Ai ishte akuzuar nga autoritetet malazeze gjatë epidemisë së Covid-19 se po injoronte udhëzimet e mbrojtjes dhe se po nxiste të tjerët. Kufoma e tij është vendosur për nderime dhe para ceremonisë së varrimit, kur besimtarët po nderojnë atë me rite të çuditshme në kohë pandemie duke puthur duart e tij dhe mantelen e peshkopit.
Ai kishte organizuar dhe ishte pjesëmarrës në protesta kundër qeverisë dhe politikave properëndimore të Djukanovic në kohë epidemie. Amfilohije ishte i krishterë ortodoks arkaik kontrovers i papërmbajtur, dhe nacionalist serb i papërmbajtur që shkonte deri në fashizëm.
Ai njihet për aktivist ekstremist që ka përkrahur Karadjic, Arkan e Milosevic. Në vitet e fundit të jetës së tij, kryepeshkopi deklarohej i penduar pse nuk bëri më shumë për ta mbrojtur Slobodan Milosevic.
Një nga kryepeshkopët më të rëndësishëm të Kishës Ortodokse Serbe, ai që udhëhiqte Kishën në Mal të Zi dhe Bregdet, humbi betejën me virusin Covid-19. Betejat të tjera, ato të luftës, Amfilohije i glorifikonte, duke përkrahur udhëheqësit famëkeq të ushtrisë serbe gjatë viteve të ’90-ta.
Te Amfilohije, për ta marrë bekimin, shkonte Arkani në fillim të viteve të ’90-ta, para se të nisej në betejat ku serbët vranë mijëra boshnjakë e kroatë. Ai festonte krishtlindjet ortodokse me Arkanin e Karadjic.
Ndiqni videon në 38:12.
Njësia e Arkanit siguroi manastirin për një kohë dhe shumë kujtojnë se si Amfilohije dhe priftërinjtë e tjerë të Cetinës dërguan “Tigrat” në fushën e betejës në Bosnjë dhe Hercegovinë me lutje, shkruanin mediat serb.
Në nëntor 1991, Amfilohije inkurajoi rezervistët e brigadës së Podgoricës “Veljko Vlahović” në fushën e betejës në Dubrovnik me këngën epike “Beteja e Mojkovac” të interpretuar nga ai vetë.
Amfilohije priti Arkanin për herë të dytë pas kthimit të tij nga fusha e betejës në Dubrovnik, në Ditën e Krishtlindjes 1992, kur Arkan kishte “nderin” të ruante pragun e Krishtlindjes në Cetinë.
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfilohije, ka vdekur pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore nga Covid 19. Ai vdiq të premten në mëngjes në një spital në Mal të Zi.Amfilohije, 82 vjeçar, ishte testuar pozitiv me COVID-19 më 6 tetor.
Amfilohije dhe Kisha Ortodokse e Serbisë rregullisht përfliteshin se ishin nëse jo pjesëmarrës, së paku nxitës të tentim grusht shtetit në Mal të Zi në ditën e zgjedhjeve në vitin 2016’të. Aty dihet tani se ishin përfshirë agjenturat e inteligjencës së Rusisë.
Amfilohije me retorikën e tij të theksuar ultra nacionaliste serbe ishte i palëkundur ndaj çdo nisme të negociatave me kosovarët dhe rregullisht i quante tradhtar të Serbisë ata që zhvillonin negociatat në Bruksel.
Amfilohije do të varroste të shtunën në kriptë të hapur në Kishën e Krishtit të ringjallur në Podgoricë.
Kryetari i Zubin Potokut: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndro...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...