Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Lluçan të Bujanocit ku kanë humbur jetën dy të rinj.
Rastin e ka bërë të ditur deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka postuar një fotografi ku shihet një veturë e përmbysur.
“Ngjarje e tmerrshme vdekja e dy të rinjve në fshatin Lluçan.
Shuarje shprese e shkaktim dhembje të jashtëzakonshme jo vetëm për familjet dhe të afërmit e viktimave, por për të gjithë qytetarët e komunës tonë.
Allahu ua lehtësoftë dhimbjen familjarëve të fëmijëve që humbën jetën. Lutemi që të mbijetuarit të shërohen e t’i përballojnë plagëve”, ka shkruar ai.
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek