Një aksident tragjik u mori sot jetën dy shqiptarëve në Greqi.
Ngjarja e rëndë ndodhi në të gdhirë të ditës së sotme, rreth orës 6, në autostradën që lidh zonën Kifisu me Pireun.
Shkak i aksidentit është bërë ky trajler i drejtuar nga një grek, i cili siç tregojnë pamjet e kamerave të sigurisë, ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësin e më pas me dy automjetet që drejtoheshin nga shqiptarët.
Policia nuk ka bërë ene të ditur identitetin e viktimave, por sqaroi se ata janë të moshave 60 dhe 65. Në gjendje të rëndë ndërkohë ndodhet edhe vajza e një prej shqiptarëve që humbi jetën.
Nga hetimet e para të policisë rezulton se shoferi grek 64 vjeçar ishte nën efektin e alkoolit kur ndodhi aksidenti. Ai është arrestuar dhe është marrë në pyetje nga policia.
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania